Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në një status ne Twitter bën me dije se ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski.
Von der Leyen thotë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje. Më tej ajo thotë se Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane.
“Telefonatë shumë e mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski.
Lajme i shumëpritur që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.
Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”-shkruan Von der Leyen.