Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është drejtuar 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian me një letër urgjente, duke theksuar nevojën për injektimin e fondeve të reja për të mbuluar deficitin financiar të Ukrainës.
Von der Leyen paralajmëroi se, pavarësisht mbështetjes së premtuar, Kievi do të përballet me një deficit të konsiderueshëm që kërkon ndërhyrje financiare shtesë. Ajo zbuloi kërkesën specifike të Kievit, duke thënë se nevojiten:
70 miliardë euro në vitin 2026.
64 miliardë euro në vitin 2027.
“Deficiti financiar i Ukrainës është i konsiderueshëm. Sipas vlerësimeve paraprake të FMN-së, duke supozuar se lufta përfundon deri në vitin 2026 dhe duke marrë parasysh të gjithë mbështetjen e premtuar, Kievi do të përballet ende me një deficit të madh që nuk mund të mbushet pa injektimin e fondeve të reja,” shkruan Von der Leyen.
Letra e saj drejtuar shteteve anëtare shqyrton edhe tre opsione për sigurimin e këtyre fondeve, duke përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të aseteve ruse të ngrira.




