Von der Leyen: Johnson të propozojë një komisioner

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka shkruar një letër kryeministrit britanik, Boris Johnson për t’i kërkuar të prezantojë një kandidat për një post komisioneri, njoftoi sot një zëdhënëse.

“Ursula von der Leyen, e cila shpreson të shohë ekipin e saj të plotë të marrë funksionin më 1 dhjetor, ftoi Johnson të propozojë një nga emrat e kandidatëve britanikë dhe e ikurojoi të jetë grua”, theksoi zëdhënësja.

Britania e Madhe do të dilte më parë nga Bashkimi Europian më 31 tetor, para hyrjes np funksion të Komisionit të Ri, por data e Brexit-it u shty më 31 janar./

Share This Article