Von der Leyen mbështetet nëse i thua po negociatave me Shqipërinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermanja Ursula von der Leyen është kandidatja për kreun e Komisionit Evropian, por që të emërohet në detyrën e rëndësishme të Bashkimit Evropian, ajo duhet të marrë mbështetjen e eurodeputetëve në Parlamentin Evropian.

Socialistët dhe Demokratët (SD), që është edhe grupi i dytë më i madh në PE, i kanë dorëzuar agjendën me prioritetet e tyre, Von der Leyen-it, për të cilën kërkojnë mbështetje nëse gjermanja votohet në krye të KE-së.

Nëse Von der Leyen bie dakord me prioritetet e SD, atëherë deputetët do të votojnë për emërimin e saj.

Pjesë e agjendës së SD është edhe hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Grupi i dytë më i madh në PE kërkon nga ministrja e Mbrojtjes ende në detyrë e Gjermanisë që të mbështesë hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike.

Vetë Ursula von der Leyen ka deklaruar më parë se dera mbetet e hapur për Tiranën dhe Shkupin.

Ajo kërkon të zgjidhet në krye të KE-së, institucion që ka rekomanduar disa herë hapjen e negociatave, por veto është vendosur nga Këshilli Evropian.

Votimi në Parlamentin Evropian, për kandidaturën e 60 vjeçares, është parashikuar të bëhet më 16 korrik./TCh/

Share This Article