Von der Leyen paralajmëron kundër mbylljes së kufijve nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot kundër mbylljes së kufijve, vendosur nga disa vende të BE-së për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit.

“Ndalimet e udhëtimit të përgjithshëm nuk janë konsideruar si shumë efikase nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, deklaroi shefja e ekzekutivit evropian në një konference shtypi.

“Përveç kësaj, ato kanë pasoja të rëndësishme sociale dhe ekonomike, ato prishin jetën e njerëzve dhe të bizneseve,” shtoi ajo duke nënvizuar se të gjitha masat duhet të jenë proporcionale.

Drejtuesja gjermane kërkoi masa të kontrolleve sanitare.

“Këto mund të ndodhin në kufijtë e jashtëm të BE-së ose të brendshëm, ose në territorin e shteteve anëtare”, theksoi ajo.

Rekomandimet e BE për këtë çështje do t’i prezantohen 27 ministrave të Brendshëm, të mbledhur sot në Bruksel./ATSH/

Share This Article