Von der Leyen përshëndet armëpushimin SHBA-Iran: Të shkohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme

albnews
By
2 Min Read

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e mirëpriti armëpushimin e përkohshëm dyjavor, duke theksuar se ai do të ulte tensionet.

“E mirëpres armëpushimin dyjavor të rënë dakord mbrëmë nga SHBA-të dhe Irani. Ai sjell qetësimin e situatës,” tha ai, duke shtuar se vazhdimi i negociatave për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme është thelbësor.

Më herët reagoi edhe shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas  e cila theksoi se marrëveshja e armëpushimit krijo një shans të nevojshëm drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme.

“Marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim është një hap prapa nga pragu i krizës pas javësh përshkallëzimi. Krijon një shans shumë të nevojshëm për të zbutur kërcënimet, për të ndaluar raketat, për të rinisur transportin detar dhe për të krijuar hapësirë për diplomaci drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme. Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë përsëri e hapur për kalim. Unë fola me Ministrin e Jashtëm Pakistanez dhe e falënderova për sigurimin e kësaj marrëveshjeje fillestare. Dera e ndërmjetësimit duhet të mbetet e hapur, pasi shkaqet themelore të luftës mbeten të pazgjidhura. BE-ja është e gatshme të mbështesë këto përpjekje dhe është në kontakt me partnerët në rajon. Do ta diskutoj këtë sot në Arabinë Saudite”, u shpreh Kallas.

Share This Article