Von der Leyen: Shqipëria të jetë pjesë e konferencës për të ardhmen e Europës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen u shpreh qartë me anë të një statusi në rrjetet sociale, se dëshiron që Shqipëria duhet të jetë pjesë e konferencës për të ardhmen e Evropës.

Sipas zyrtares së lartë europiane, e cila publikoi në llogarinë e saj dhe një video nga pritja në Tiranë, BE duhet të dëgjojë nga populli shqiptar.

“Pres me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme. Atje, së bashku, do të përcaktojmë rrugën drejt së ardhmes. Dhe si anëtare e ardhshme e BE -së, unë gjithashtu dua që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Duhet të dëgjojmë nga populli shqiptar”, shkruan Ursula Von Der Leyen.

Presidentja e KE nisi të martën një tur në vendet e Ballkanit Perëndimor, starti i të cilit ishte Tirana./A2 CNN

Share This Article