Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të qëndrojë sot për vizitë njëditore në Kosovë.
Ajo do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 9:00, ndërsa një orë më vonë edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ursula von der Leyen është për vizitë në Ballkanin Perëndimor. Ajo të martën ka qëndruar në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore.
Në konferencën e përbashkët që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Komisionit Evropian, deklaroi se situata në veri të Kosovës është shqetësuese dhe se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, duhet të ulin tensionet dhe t’i rikthehen dialogut.