Von der Leyen takon Metën: Krah për krah për të siguruar rimëkëmbje nga pandemia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe delegacionin zyrtar që e shoqëron.

Presidentja e Komisionit Europian në një reagim në rrjetet sociale pas takimit me Metën u shpreh se, “ne punojmë krah për krah për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme nga pandemia. Team Europe është në anën tuaj, me 430,000 doza të dhuruara për Shqipërinë”.

“Prioritetet tona të përbashkëta: Shpejtimi i vaksinimit. Krijimi i vendeve të punës dhe rritja me Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, theksoi Von der Leyen.

Presidentja e KE Von der Leyen nisi udhëtimin e saj në Tiranë, sot në mëngjes, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Së bashku me kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe Kopshtit ‘Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

Në fund të vizitës së saj, presidentja e KE-së do të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama./ATSH/

Share This Article