Von der Leyen: Vendet kandidate për BE duhet të kryejnë detyrat e shtëpisë, para se të arrijnë në fazën e ardhshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se vendet kandidate për anëtarësim në BE, duhet të kryejnë “detyrat e shtëpisë” para se të arrijnë në fazën tjetër të procesit.

Duke folur para gazetarëve përkrah presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, pas vendimit të BE-së që t’i jep Ukrainës statusin e kandidatit së bashku me Moldavinë, theksoi se këto dy vende duhet të kryejnë detyrat e shtëpisë kur edhe pritet të arrihet faza e ardhshme e procesit.

“Jam e bindur se ata do të bëjnë gjithçka dhe të kryejnë punët e vështira, për të implementuar të gjitha reformat e nevojshme”, shtoi Der Leyen.

Ajo shtoi se sot vendimi i marrë ka për qëllim forcimin e Ukrainës, Moldavisë por edhe Gjeorgjisë – ku BE-ja është e gatshme të garantoj statusin nëse adresohen prioritetet e vëna – në kohën “kur rusët po kryejnë agresionin”.

“Është një mesazh i fuqishëm që është dërguar. Një mesazh për unitet – përkushtim në kuptimin politik”, tha Michel nga Këshilli i Evropës.

Share This Article