Vondrousova, ‘mbreteresha’ e re e Londrës

albnews
By
1 Min Read

Marketa Vondrousova fiton turneun e Uimbëlldon 2023. Në finalen në fushën me bar që zgjati 1 orë e 20 minuta, çekja mund me 6-4 6-4 Ons Jabeur, duke e përmbysur avantazhin fillestar të rivales çeke në të dyja setet.

Për 24-vjeçaren, e cila luajti në finalen e dytë të një Grand Slami në karrierën e saj, ky është triumfi i saj i parë në një Major. Ajo bëhet tenistja e tretë nga Çekia që e fiton Uimbëlldonin.

Zhgënjim për tunizianen që pësoi dështimin e tretë në një finale dhe të dytin radhazi në Londër.

Në 2022, tuniziania u mund nga Elena Ribakina dhe turneu anglez ngelet në një tabu për të.

Jabeur dështoi që të bëhej tenistja e parë arabe që fitonte një Grand Slem, e po ashtu afrikania e parë që fiton një nga 4 Majors kryesore.

Vondrousova fitoi Grand Slamin e saj të parë në moshën 24-vjeçare dhe ky sukses bën që ajo të futet në dhjeteshën më të mirë në botë për tenistet femra.

Share This Article