• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Vonesat e aplikimeve në Agjencinë e Kadastrës shtojnë humbjet për shitblerjen dhe marrjen e kredive për prona

Vonesat e aplikimeve në Agjencinë e Kadastrës shtojnë humbjet për shitblerjen dhe marrjen e kredive për prona

by albnews
29 August, 2023
in Albania
0
5
VIEWS

Agjencitë imobiliare ngrenë shqetësimin se vonesat për shqyrtimin e aplikimeve që po zgjasin prej javësh jo vetëm që po shkaktojnë humbje për kryerje transaksionesh në shitblerjen e pronave, por edhe vonesa në marrjen e kredive.

Po shtohen kostot për agjencitë e pasurive të paluajtshme dhe qytetarët nga vonesat në shqyrtimin e aplikimeve pranë Agjencisë Shtetërore së Kadastrës për shkak të mbylljes së sporteleve fizikë. Ndryshimi i sistemit me mbylljen e sporteleve dhe aplikimeve online, nisu nga 3 Korriku, pa pasur dixhitalizim të plotë të dosjeve të pronave.

Sipas agjencive imobiliare kjo vijon të sjellë bllokim te shitjet e pasurive të paluajtshme. Reforma synon dixhitalizmin e rreth 3,187,000 pasurive dhe skanimin e 2,252,000 dosjeve. Më herët nga të dhënat e publikuara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës rezulton se nga 4,7 milionë pasuri të paluajtshme, ku vetëm 2,8 milionë pasuri kanë referencë pasurore dhe vetëm 700,000 prona rezultojnë të regjistruara me dosje të plotë.

Një nga drejtuesit e agjencive të pasurive të paluajtshme në Tiranë pohoi për Monitor se prej muajit qershor po përballen me vonesa apo moskthime përgjigjesh për aplikimet që kryejnë nëpërmjet zyrave të noterëve. Reforma për dixhitalizimin e totalit të kartelave të pasurive mundëson shqyrtimin online të aplikimeve nëpërmjet përzgjedhjes nga sistemi i algoritmit, me qëllim eliminimin e korrupsionit po krijon bllokim në shitjen e pasurive. Agjencitë imobiliare ngrenë shqetësimin se vonesat për shqyrtimin e aplikimeve që po zgjasin prej javësh jo vetëm që po shkaktojnë humbje për kryerje transaksionesh në shitblerjen e pronave, por edhe vonesa në marrjen e kredive.

“Kemi ende transaksione të muajit Qershor që si kemi zgjidhur dhe nuk dimë çfarë zgjidhje t’u japim. Aplikojmë për në Vlorë dhe Vlorës nuk i shfaqet aplikimi fare. Më pas për një tjetër aplikim na vjen përgjigje nga Korça që thotë ke mungesë dokumentacioni, por pa përcaktuar se cili dokument mungon. Jemi realisht shumë keq. Aplikojmë shërbime “fast” me dyfishin e pagesës për kartela të rifreskuara dhe nuk na dalin”, pohon një nga drejtuesit e agjencive imobiliare.

Kryetarja e Dhomës së Noterëve znj. Mimoza Sadushi e kontaktuar nga Monitor tha se arsyet e vonesave në shqyrtimin e aplikimeve për shërbime të ndryshme pranë Agjencisë së Kadastrës Shtetërore po ndodhin për shkak të transformimit rrënjësor të sistemit, duke nisur që me dixhitalizimin e plotë të kartelave të pasurive të paluajtshme me qëllim luftimin e korrupsionit dhe eliminimin e radhëve në shërbimet ndaj qytetarëve.

“Ndërmarrja e kësaj reforme të shumëkërkuar dhe e mbështetur nga noterët, si vendosja e radhës kush aplikon i pari përfiton shërbim i pari, vendosja e aplikimit fast i kërkuar me ngulm nga noterët për të cilin është gjetur mirëkuptimi nga Agjencia e kadastrës shtetërore, ishte e domosdoshme. Pavarësisht vështirësive që dalin si për noterët, qytetarët, bankat, bizneset dhe vetë kadastrën, ishte një nismë që duhet të niste. Rezultatet janë të dukshme. Për të arritur rezultatet maksimale kërkohet koha e nevojshme dhe mirëkuptimi i gjithë palëve”. Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve nënvizoi se disa prej shërbimeve të ofruara nga kadastra po funksionojnë pa vonesa, siç është shërbimi “fast” për aplikimet te rifreskimet e kartelave të pasurive.

Për problematikën e krijuar me shqyrtimin e aplikimeve në ASHK, kryeministri Edi Rama në reagimin e tij në rrjetet sociale pohoi se zbatimi i reformës po zhbën sistemin e vjetër të sekserëve.

“Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës. Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit.

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin”, theksoi kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të kadastrës po krijon probleme të mëdha edhe për sektorin bankar. Më herët edhe Shoqata Shqiptare e Bankave ngriti shqetësimin se moskryerja e veprimeve të bllokimit të pronave që lihen si kolateral është bërë një faktor me ndikim të rëndësishëm në frenimin e kredisë në dy muajt e fundit.

Previous Post

I hodhi Rita Orës flamurin serb në koncert, flet i riu: Më befasoi, ma mori nga dora

Next Post

KE hodhi poshtë kërkesën për zgjerim të Michel, Rama: Më të sigurt në avionin e BE-së pa ndenjëse, se në atë rus

albnews

albnews

Related Posts

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta
Albania

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40
Albania

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’
Albania

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Next Post
KE hodhi poshtë kërkesën për zgjerim të Michel, Rama: Më të sigurt në avionin e BE-së pa ndenjëse, se në atë rus

KE hodhi poshtë kërkesën për zgjerim të Michel, Rama: Më të sigurt në avionin e BE-së pa ndenjëse, se në atë rus

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM