Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrjedhimisht edhe të Qeverisë.
Rohde pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në një postim në rrjetin social Bluesky shkruan se në peizazhin global që po ndryshon me shpejtësi veprimi i shpejtë është i domosdoshëm.
“Në takimin tim me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, shkruan Rohde.