Prej ditës së djeshme (11 janar) ka nisur procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare që do të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 11 maj. Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 3776 emigrantë me banim në Diasporë.
Nga aplikimet e bëra, 145 kërkesa janë pranuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 75.16% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç. Aplikimet mbyllen në datën 4 mars 2025.
Në Platformën Elektronike të Regjistrimit janë regjistruar emigrantë nga 28 vende në botë. Për t’u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t’u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t’u numëruar më 11 maj.