Vota e diasporës/ Jola Hysaj thirrje shqiptarëve jashtë vendit: Regjistrohuni sa më shumë! Ja problematikat e procesit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, në “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Ajo ka bërë me dije se PD ka një webfaqe ku sqarohet se si kryhet regjistrimi, ndërsa ka evidentuar edhe ato që sipas saj janë problematikat e procesit.

“Në 34 vite Shqipëria ishte ndarë në 2 koka, 1.5 shqiptarë janë në diasporë. PD ka një web diasporavoton, që gjendet në faqen e PD, sqarohet procedura si dhe shpaloset programi i kësaj partie. Ajo që është themelore në këtë qeverisje është mungesa e transparencës. Ka ndodhur diçka e ndaluar, një pjesë e ambasadorëve kanë marrë pjesë në takimet e zotit Rama jashtë vendit me diasporë, gjë që është e ndaluar.

Dokumentacioni që kërkohet është përtej personales. Nëse qeveria nuk kishte aftësinë të ruante të dhënat personale të shqiptarëve. A do të jetë në gjendje të ruajnë të dhënat e diasporës. Kërkohet një ID e vlefshme apo një pasaportë biometrike të cilën ata që kanë ikur në mënyrë ilegale nuk e kanë. Ndaj bëjmë thirrje që sa më shumë të jetë e mundur shqiptarët të regjistrohen”, u shpreh ajo.

Share This Article