Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të prezantohet dhe testohet Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) për zgjedhësit që votojnë nga jashtë Shqipërisë.
Qëllimi i platformës është të lehtësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë që janë jashtë vendit, duke u mundësuar ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
PER do të jetë e disponueshme në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë, për të siguruar akses të gjerë dhe përdorim të lehtë nga çdo pajisje. Platforma përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësit paraqesin kërkesat e tyre për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet përkatëse.
Më herët kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka publikuar një draft ku propozohet që votat e emigrantëve të mos numërohen nga partitë politike, porn ga një komision i ngritur në mënyrë të posaçme.