Vota e diasporës/ Nis procesi i pajisjes me dokumente biometrike të shqiptarëve që jetojnë në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë IdentiTek njoftuan sot nisjen e procesit të pajisjes me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, me fokus ndihmën për të siguruar dokumentet e nevojshme në funksion të procesit të votimit të diasporës.

Procesi i pajisjes me dokumente do të kryhet në Rodos në 27-28 janar, në adresën: Papaluka 5-8 (Emergjencat e reja në spitalin e vjetër, kati i hyrjes) si dhe në Kretë (Hania) në 28-30 janar, në adresën Kidhonias 29, 731 35 (Salla e Shtypit të Bashkisë së Hanias, kati i parë).

Të interesuarit duhet të kryejnë aplikimin në e-Albania (FALAS) deri më 25 janar dhe të dërgojnë kërkesën me subjekt “Aplikimet për dokumente identifikimi” në consulate.athens@mfa.gov.al ku të përfshijnë: Emër/Mbiemër, Numrin personal (NID) Kodin e aplikimit për pasaportë/ID si dhe adresën e vendbanimit – Ishulli.

Tarifa për pasaportë biometrike është 130 € ndërsa për kartë ID është 12 €.

Pagesat kryhen me kartë bankare përmes POS terminaleve në zyrat përkatëse.

Orari i veprimeve është nga ora 09:00-17:00

Për pyetje, të interesuarit mund të kontaktojnë në e-mail: consulate.athens@mfa.gov.al dhe telefon: +30 21 0687 6200.

Share This Article