ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë 37 seconds ago
Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet 11 minutes ago
Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën 6 hours ago
Avokati Kumrija: Në Britani duan të heqin statusin e mbrojtjes për minorenët që t’i dëbojnë shqiptarët ligjërisht 8 hours ago
Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit”, raporti i ODIHR: Disa rekomandime të OSBE/ODIHR nuk janë zbatuar, partitë politike…

albnews by albnews
29 April, 2025
in Albania, Diaspora
0
“Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit”, raporti i ODIHR: Disa rekomandime të OSBE/ODIHR nuk janë zbatuar, partitë politike…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

ODIHR ka publikuar raportin e përkohshëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Raporti përfshin periudhën 1 – 21 prill 2025.

RelatedPosts

Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën

Avokati Kumrija: Në Britani duan të heqin statusin e mbrojtjes për minorenët që t’i dëbojnë shqiptarët ligjërisht

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

Në raport theksohet se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 po zhvillohen në një kontekst ndryshimesh të rëndësishme në sistemin zgjedhor, përfshirë për herë të parë mundësinë e votimit nga jashtë vendit.

Ky zhvillim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë në Shqipëri dhe një test i rëndësishëm për institucionet demokratike të vendit, veçanërisht në kuadër të negociatave të vazhdueshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mjedisi politik mbetet i polarizuar dhe i karakterizuar nga mungesa e besimit mes dy partive kryesore.

Ndryshimet në kuadrin ligjor gjatë viteve 2024 dhe 2025 sollën rregulla të reja në sistemin zgjedhor dhe lejuan votimin nga jashtë, por ende nuk është bërë një rishikim gjithëpërfshirës i ligjeve zgjedhore.\

Sipas sistemit të ri, subjektet zgjedhore paraqesin lista të mbyllura dhe lista me preferenca. Fillimisht, mandatet ndahen sipas listave të mbyllura.

Disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve. Përgatitjet janë në rrugën e duhur, përfshirë edhe procesin e votimit nga jashtë përmes postës, për të cilin KQZ ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi.

Gjithashtu, janë lancuar fushata edukimi për votuesit, duke përfshirë minoritetet kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara. Votimi dhe numërimi elektronik do të pilotohet në disa bashki, me testime dhe demonstrime publike para ditës së zgjedhjeve.

Rreth 3.7 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar, përfshirë rreth 246 mijë nga jashtë vendit. Për të përfshirë sa më shumë emigrantë, KQZ vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të skaduara.

Gjatë periudhës së verifikimit publik, qytetarët kishin mundësi të kontrollonin dhe korrigjonin të dhënat edhe online. Identifikimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve do të bëhet me pajisje elektronike.

Kandidatët për zgjedhje mund të jenë të propozuar nga parti politike, koalicione ose të pavarur. KQZ ka regjistruar gjithsej 11 subjekte zgjedhore – tetë parti dhe tre koalicione – me një total prej 2,046 kandidatësh.

Kodi Zgjedhor përfshin një kuotë gjinore që kërkon që një në tre kandidatë në të dyja listat të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Gratë janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në kabinetin qeveritar, duke mbajtur gjysmën e posteve ministrore.

Megjithatë, në Kuvend ato zënë vetëm 36 për qind të vendeve (50 nga 140). Në KQZ, gratë përbëjnë vetëm 3 nga 12 anëtarë, ndërsa në komisionet e administrimit të zonave zgjedhore janë rreth 31 për qind. Nga kandidatët e regjistruar, 787 janë gra (38.47%). Disa bashkëbisedues të Misionit Vëzhgues të ODIHR kanë theksuar se stereotipet gjinore vijojnë të jenë të pranishme në jetën politike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

19 November, 2025
Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

19 November, 2025
Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën

Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën

18 November, 2025
Avokati Kumrija: Në Britani duan të heqin statusin e mbrojtjes për minorenët që t’i dëbojnë shqiptarët ligjërisht

Avokati Kumrija: Në Britani duan të heqin statusin e mbrojtjes për minorenët që t’i dëbojnë shqiptarët ligjërisht

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result