“Vota është e shenjtë!” Kurti kërkon ndëshkim për manipuluesit: Nuk ka amnisti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se komisionerë apo individë të përfshirë në mënyrë klandestine në manipulime votash brenda subjekteve politike nuk do të kenë asnjë amnisti dhe duhet të përballen me ligjin.

Në një postim në rrjetet sociale ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe do të mbetet gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës, duke inkurajuar institucionet përgjegjëse që hetimet për dyshimet e manipulimeve të shkojnë deri në fund.

Sipas Kurtit, Republika e Kosovës është shembull demokracie në rajon, ndërsa adresimi ligjor dhe llogaridhënia për çdo rast manipulimi janë thelbësore për integritetin e proceseve zgjedhore.

“Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë dhe manipuluesit duhet të ndëshkohen”, u shpreh Kurti, duke nënvizuar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten më në të ardhmen.

Share This Article