Partia Demokratike ka vendosur të kontestojë çdo votë të ardhur nga emigrantët shqiptarë në Greqi.
Pas hapjes së kutive të para, rezulton se nga vendi fqinj është votuar në masë të madhe Partia Socialiste.
Në dy kuti të numëruara në qarkun e Beratit dhe të marra si shembull nga PD-ja rezulton në njërën se nga 306 vota gjithsej 272 janë për PS dhe 16 për PD-në, ndërsa në tjetrën nga 434 vota të vlefshme 371 janë për PS-në dhe 28 për PD-në.
Në këto kushte numëruesit e PD-së janë urdhëruar që t’i kontestojnë votat e Greqisë.
“Ne i kontestojmë të gjitha votat e Greqisë dhe kërkojmë mospërfshirjen në rezultatin përfundimtar. Në gjykimin tonë, i gjithë procesi është totalisht i manipuluar”, thuhet në procesverbalet e nxjerrjes së rezultatit për votat e Diasporës.

