Votat e të burgosurve që përmbysën në “sekondën e fundit” rezultatin në Rrogozhinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë pasur edhe të burgosurit në burgun e Rrogozhinës. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se, 92 vota janë dhënë për Partinë Socialiste, 12 për koalicionin e opozitës “Bashkë Fitojmë” dhe 4 vota kanë qenë të pavlefshme.

Edison Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm 23 vota më pak.

Shkëlqim Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e kryesoi garën gjatë gjithë kohës, ndonëse me diferencë të vogël. Deri në kutinë e fundit, ku rezultati u përmbys në favor të Edison Memollës i Partisë Socialiste.

Kutia e fundit që u numërua në Rrogozhinë ishte ajo e burgut. Nga këto 92 vota shkuan për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe vetëm 12 vota shkuan për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Share This Article