Albania
Votëbesimi i Berishës si kryetar i PD-së në Kuvendin Kombëtar nis numërimit i votave
Pasi Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka mbyllur punimet, ka nisur procesi i numërimit të votave për Sali Berishën, i cili kërkoi votëbesimin si kryetar i PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit.
Në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar sot, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi.
Kujtojmë se në Kuvend nuk morën pjesë; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, të cilët janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në Primare, por nuk i janë përgjigjur ftesës.
Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë.
Të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” ishin 1203 delegatë.
Rezolutë e Kuvendit Kombëtar të Rikthemelimit:
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhur sot më datë 2 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim situatën politike, ekonomike në vend, konstaton se:
o Tridhjetë vjet pas përmbysje së regjimit totalitar komunist më të ashpër në Evropë, në Shqipëri aktualisht është vendosur narko-diktatura e bazuar ne drogën, krimin dhe korrupsionin. Shtyllat e shtetit të së drejtës, shtyllat e një shoqërie demokratike, institucionet e Republikës Parlamentare, parlamentarizmi, zgjedhjet e lira, liria ekonomike, rendi dhe dhe siguria, janë goditur rëndë dhe në mënyrë sistematike nga narko-regjimi i instaluar ne Shqiperi. Edi Rama ka vendosur tashmë kontrollin e tij të plotë mbi çdo qelizë të shtetit, mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekonominë dhe mediat e vendit;
o Regjimi mbahet në këmbë nga bashkëpunimi i tij i ngushtë me krimin e organizuar, nëpërmjet financimit me paratë që vijnë nga trafiku i drogës dhe pastrimi i tyre, si dhe nga korrupsioni i lartë dhe i kudogjendur qeveritar. Instalimi i këtij narko-regjimi shënon një rast të paprecedentë, rastin e parë dhe të vetëm në Evropë, ku një vend i cili aspiron të ardhmen evropiane, qeveriset nga pushtetarë të lidhur ngushtë me krimin e organizuar, në të gjitha nivelet e qeverisjes qëndrore dhe vendore;
o Regjimi i Edi Ramës në Shqipëri, ndër të tjera përfaqëson një makineri gjigande të frikësimit të zgjedhësve shqiptarë kontrollit te vullnetit te tyre dhe deformimit të thellë, me të gjitha instrumentet, të institucionit të zgjedhjeve. Nëpërmjet industrisë së blerjes së votës, dhe makinerise se frikesimit te qytetarëve, regjimi shndërron krimin në votë dhe votën në krim, duke bllokuar rotacionin dhe vendosur “de facto” monizmin politik në Shqipëri;
o Shtetit i së drejtës po zhbëhet çdo ditë dhe është zëvendësuar nga narkoshteti: krimi i organizuar është vendimarrësi kryesor në rrugë, në egzekutivin, legjislativin dhe gjyqesorin shqiptar. Parimet themelore kushtetuese si pluralizmi politik, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore të individit, e drejta e patjetërsueshme e pronësisë, ekzistenca e një media të lirë dhe të pavarur, janë tashmë nën nje agresion real të përditshëm për zhbërjen e tyre dhe kapjes nga ky narko-regjim;
o Regjimi, ka asgjësuar “de facto” Kushtetutën dhe pluralizmin parlamentar në Shqipëri. Të drejtat kushtetuese dhe ligjore të deputeteve te opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore Parlametare si dhe zgjedhjen e perfaqesueseve te tyre ne komisionet parlamentare, inisiativat e tyre ligjevense, janë zeruar nga ky regjim me logjikën e ftohtë dhe kalkuluese të një autokratik. Deputetët e Partisë Demokratike dhe Opozita trajtohen si armiq të brendshëm të vendit. Pluralizmin politik në parliament është zëvendësuar me monizmin e partisë-shtet;
o Institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura për të qenë të pavarura, po ndjekin një axhendë politike agresive të mazhorancës, duke i shërbyer interesave të saj dhe aspak drejtësisë dhe shtetit ligjor. “Heronjtë e Antikorrupsionit” nuk guxojnë të godasin asnjë zyrtar të lartë socialist pa miratimin e kreut të qeverisë, ndërsa Opozitës i rezervohen metodat staliniste të ngritjes së akuzave dhe fabrikimit të provave të rreme. Goditja nëpërmjet këtyre “akuzave” e liderit të Partisë Demokratike, janë një provë e pakundërshtueshme e kapjes totale të sistemit të drejtësisë nga ana e Edi Ramës dhe qëndrimit armiqësor të tij ndaj opozitës;
o Korrupsioni galopant në Shqipëri është i përhapur në të gjitha nivelet me në krye Edi Ramën dhe familjen e klanet qeveritare. Korrupsioni po rrënon çdo ditë ekonominë e vendit dhe sigurinë ekonomike të shqiptarëve. Organet e drejtësisë të ngritura për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit në vendin më të korruptuar të Europës, kanë dështuar qëllimisht duke demostruar anshmërinë e tyre politike për të vënë drejtësinë në vend dhe mbrojtur interesin publik;
o Partia Demokratike si forca kryesore opozitare, ndodhet prej vitesh nën një sulm politik të paprecedent, të papajtueshëm me normat e shtetit ligjor dhe rendit demokratik në një republike parlamentare. Ky sulm është orkestruar drejtpërsëdrejti nga Edi Rama me qëllim zhbërjen e opozitës dhe vlerave të saj të qëndrës së djathtë, goditjen e reformave të thella të ndërmarra që kanë transformuar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, goditjen e trashëgimisë politike dhe të lidershipit të saj;
o Partia Demokratike u shantazhua në të gjitha mënyrat për ta detyruar atë të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore 2023, dhe pasi ky skenar dështoi, mazhoranca manipuloi thellësisht zgjedhjet vendore, në fushën zgjedhore më të pabarabartë ndonjëherë që nga vendosja e demokracisë në Shqipëri;
o Cënimi i të drejtave politike të kandidatëve të opozitës ka vënë seriozisht në pikëpyetje garantimin e të drejtave kushtetuese për të zgjedhur dhe per tu zgjedhur, çka ka dëmtuar dhe rrezikon të bllokojë procesin e integrimit europian të vendit.
o Opozitës, si pasojë e një sistemi gjyqësor të kapur politikisht nga mazhoranca, në shkelje flagrante të çdo norme juridike, si edhe kapjes politike të organeve administruese të procesit zgjedhor, iu mohua identiteti i saj politik dhe e drejta për të patur përfaqësuesit e saj në administrimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi;
o Raporti OSBE/OHDIR rrëzoi përfundimisht zgjedhjet vendore 2023, duke konfirmuar problematikat e rënda të ngritura nga Partia Demokratike përpara, gjatë dhe pas periudhës zgjedhore;
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, është i vetëdijshëm për:
– Gjendjen dramatike të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri;
– Rrezikun imediat të shpopullimit dhe zhbërjes së vendit, kur mafia, korrupsioni i kudogjendur, zhbërja e institucioneve demokratike, dhunimi i lirive dhe te drejtave thelbësore të individit, varferia e frikshme ne rritje, mungesa e shpresës dhe e të ardhmes po i detyrojnë shqiptarët të marrin përsëri rrugën e mërgimit;
– Faktin se Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësojnë sot të vetmin institucion opozitar që nuk kontrollohet nga rregjimi autokratik dhe të vetmin instrument për të normalizuar Shqipërinë dhe për të rikthyer të ardhmen evropiane të vendit;
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:
– Me anë të kësaj rezolute, Partia Demokratike e Shqipërisë, miraton si doktrinën e saj dokumentin e Kushtetutës së Vlerave të Djathta, si bazë programore dhe ideore për programet elektorale dhe qeverisjen e nesërme.
– Mbrojtja e Kushtetutës së vendit, pluralizmit, ruajta e interesit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve pavarësisht se ku ata jetojnë, mbrojtja e opozitarizmit dhe të demokracisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe sundimit të ligjit si dhe mbështetja e integrimit të vërtetë evropian si objektivi më i rëndësishëm strategjik për vendin, janë dhe do të jenë misionet e patjetërsueshme të Partisë Demokratike për të cilën ajo është themeluar, ekziston dhe do të kontribuojë në vazhdimësi.
– Partia Demokratike është krijuar mbi bazën e këtyre premisave dhe i konsideron të shenjta ato. Ajo do të bëjë gjithçka, çdo sipërmjarrje, çdo sakrificë, do të kërpërcejë çdo vështirësi për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë, vlerave evropiane dhe ta shpëtojë atë nga regjimi i narkoshtetit që po shkatërron çdo ditë;
– Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj për të kuptuar me përgjegjësi këtë çast shumë të vështirë që vendi po kalon dhe ta konsiderojnë këtë moment si përcaktues në historinë e vendit, ku vendoset e ardhmja e demokracise në Shqipëri dhe e vlerave demokratike të saj;
– Partia Demokratike i kërkon të gjithë shqiptarëve, anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, të bashkohen në një front të vetëm të gatshëm për të rezistuar dhe ndërmarrë të gjitha sakrificat që koha dikton, për t’u përballur pa kthim në betejën me rregjimin autokratik të narko-shtetit, me qëllim mbrojtjen e vlerave dhe arritjeve të shoqërisë shqiptare në këto 32 vite pluralizëm;
– Partia Demokratike nuk do të tërhiqet kurrë nga ky mision historik i saj. Ne jemi të gatshëm të japim çdo kontribut dhe pranojmë çdo sakrificë për rivendosjen e pluralizmit politik, rendit demokratik dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ne kemi nevojë për kontributin e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim partiak, që vlerësojnë me të drejtë se demokracia është në rrezik dhe pluralizmi politik dhe opozitarizmi janë vlera te pazëvendësueshme te shoqërive të lira demokratike.
– Partia Demokratike shpreh besimin e saj të plotë se thirrjes së saj do t`i bashkohen të gjithë ata që besojnë në rëndësinë jetike të pluralizmit politik dhe opozitës së vërtetë si kusht vendimtar për të patur një të ardhme europiane. Bashkimi në një front të vetëm garanton fitoren tonë, fitoren e demokracisë dhe të së ardhmes të sigurtë evropiane të Shqipërisë.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania10 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
