Votel: Lufta kundër ISIS-it shumë larg fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lufta kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Siri, është shumë larg fundit, deklaroi sot në Uashington gjenerali Joseph Votel, shefi i forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

“Vëzhgimet e fundit të burrave dhe grave tona në terren tregojnë se popullsia e ISIS-it që është larguar nga bastionet e fundit të kalifatit mbetet gjerësisht e papenduar, e vendosur dhe e radikalizuar”, shtoi gjenerali Votel para një komisioni të Kongresit amerikan, shkruan ATSH.

“Ajo që jemi duke parë sot, nuk është kapitullimi i ISIS-it si një organizatë, në fakt është një vendim i përllogaritur për të mbajtur sigurinë e familjeve të tyre dhe për të ruajtur kapacitetet e tyre duke shfrytëzuar mundësitë që japin kampet e të shpërngulurve ose duke u fshehur në zona të largëta për të pritur çastin e mirë për një ringritje”, tha ai. “Reduktimi fizikisht i kalifatit është një arritje ushtarake monumentale, por luftimi kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm është larg fundit dhe misioni jonë mentet i njëjti”, theksoi gjenerali Votel.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply