Votim dhe numërim elektronik në Bashkinë Vorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Rregullator në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për rregullat proceduriale për procesin e votimit dhe numërimit elektronik nëpërmjet pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) të qendrave të votimit, të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 26, Bashkia Vorë në qarkun e Tiranës, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022”.

Me qëllim implemtimin e projektit pilot të votimit dhe numërimit elektronik, Komisioni Rregullator miratoi rregulla të posaçme lidhur me procedurat për aspektet e veçanta të procesit që mbulohen nga sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit dhe mënyrën se si do të implemtohet projekti pilot për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në bashkinë Vorë, si edhe si të vlerësohet efektshmëria dhe efikasiteti i tij për të vijuar me fazat e tjera të implementimit për këto lloj zgjedhjesh.

Dyzet e katër (44) qendrat e votimit në Vorë, do të pajisjen me pajisje elektronik të votimit dhe numërimit elektronik./ATSH/

Share This Article