Votimi dhe numërimi elektronik më 25 prill, edhe LSI propozon Fierin dhe Korçën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu si aleatja e saj edhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që implementimi i projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit të bëhet në qarqet, Fier dhe Korçë.

ABC ka siguruar shkresën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endri Brahimllari.

E ndërsa të dy palët, si opozita dhe PS janë dakord për Korçën, kur vjen puna për Fierin ndahen. Partia Socialiste thekson se është dakord me kërkesën e demokratëve dhe LSI-së për aplikimin e këtij projekti në Korçë, por jo në Fier ndërsa kërkojnë shtrirjen e tij vetëm në një pjesë të Tiranës.

Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike.

Share This Article