Votimi elektronik në Elbasan, Berisha publikon pamjet: Farsa më e shëmtuar, Ramën dhe kriminelët e tij nuk i ndal asgjë (FOTO)

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa pamje nga votimi elektronik në Elbasan, me anë të të cilave denoncon parregullsitë dhe shkeljet e bëra gjatë procesit të votimit më 14 maj. Sipas Berishës, këqyrja e pamjeve filmike në gati 70 qendra votimit, tregon se zgjedhjet janë vjedhjet.

Tre qytetarë votojnë 2 herë brenda pak minutash në Komunën Papër.

Në komunën Labinot Mal, votim masiv familjar.

Dy raste ku operatori PEVN dikton votën e qytetarëve

Operatorja PEVN dikton votën gjatë gjithë procesit të votimit ngjitur me pajisjen e votimit dhe dikton votimin tek të gjithë qytetarët. Shumicën e rasteve fotografon pajisjen dhe vendin ku printohet fleta e votimit. Fotografon votën që të tregojë  se e ka bërë mirë detyrën. Kriminelë elektorale.

Në Elbasan operatori Jani Zena dikton votën qytetarët. Kriminel elektroral.

Këto ishin disa nga video përfaqësuese të mbi 70% të QV të kontrolluara sepse jo të gjitha janë kontrolluar dhe sepse në jo pak raste kamerat janë vendosur në atë mënyrë që përjashtojnë kontrollin”, tha Berisha.

Ky i fundit theksoi se Elbasani është farsa më e shëmtuar elektorale, pavarësisht votimit dixhital.

Sipas tij, Kryeministrin Edi Rama dhe kriminelët e tij elektoral sikurse i cilësoi ai, nuk i ndal as ligji për të rrëmbyer mandatet që nuk i takonin.

Zgjedhjet vendore, theksoi Berisha nuk do të njihen kurrë, ndërsa sheh protestat si të vetmen rrugëdalje për votim të lirë për qytetarët.

Kjo ka qenë shumë e përhapur në Kamzë dhe në zonat e tjera. Siç e shihni, Elbasani, është farsa më e shëmtuar elektorale pavarësisht nga votimi dixhital që u vendos aty me qëllimin e mirë për të shënuar një hap cilësor. Për Edi Ramën dhe kriminelët e tij elektorale, nuk i ndal asgjë, as shkelje ligji, as dhunim kodi për të rrëmbyer mandatet që nuk u takojnë. Këto zgjedhje nuk njihen dhe nuk do njihen kurrë. Shqiptarët në protestë do të vendosin të drejtën e tyre legjitime për të votuar si të gjitha kombet e botës”, tha ai.

Share This Article