Votimi i Asamblesë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Osmani: Moment historik në rrugëtimin evropian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votimin e Asamblesë parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës e ka quajtur moment historik në rrugëtimin evropian të vendit tonë.

Osmani ka thënë se votimi i sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës është një dëshmi e  përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.

“Falënderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike”,, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

“Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, ka shkruar osmani në një postim në Facebook.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Për votuan 171 deputetë, kënder ishin 29 kurse 11 abstenuan.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/pfbid0KCxzxpJvCxtjxBX2Tnz6dCzFecLxRch8Pek9MUZ7vbUyNevFd7ZQo3BVi4gQxPhal
Share This Article