Votimi i Kodit Zgjedhor, deputeti i PS: Për votat na ndihmoi PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti socialist Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Real Story, duke thënë se Partia Demokratike i ka ndihmuar socialistët që të bëjnë votat për të kaluar kodin e ri zgjedhor në parlament.

 Hyseni tha se vetë PS-ja nuk i ka pasur 84 votat për të miratuar Kodin:

“PD na ndihmoi për votat, pasi nuk i bënim dot ato. Opozita jashtëparlamentare ka negociuar, forca e madhe [PD-ja]. Nga informacionet tona ka pasur njerëz… 97 vota s’janë të maxhorancës, ajo ka 74 të sajat dhe ja nga 4 vota të partive aleate”, tha socialisti.

Kutjojmë se ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan të hënën me 97 vota pro, ku 81 ishin deputetë socialist dhe deputetë pa grupe parlamentare që votojnë të gjitha nismat e PS-së, si Reme Lala e Tom Doshi dhe 16 deputetë të opozitës së re parlamentare.

Share This Article