“Votimi i rritjes së pagave të gjyqtarë, shenjë kompromisi”- Lubonja: Basha u mbështet te Rama për marrjen e vulës, ka humbur kredibilitetin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analisti Fatos Lubonja është shprehur se situata e demokracisë në vendin tonë është e rëndë.

Komentet Lubonja i bëri përmes një interviste në News 24, ku tha se opozita në vend që t’i kundërvihet qeverisë, por merret me luftën e brendshme.

Sipas Lubonjës, grupimi i deputetëve demokratë me në krye Lulzim Bashën kanë humbur kredibilitetin pasi sipas tij janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së.

Ai foli gjithashtu edhe për propozimin për rritjen e pagave të gjyqtarëve, që sipas tij do të ndikojë për keq, duke e quajtur këtë një akti korruptimi që Rama i bën zyrtarëve të lartë.

“Ndërkohë që kemi nevojë për një opozitë të bashkuar ndaj Edi Ramës që ka përditë skandale, merremi më shumë me grindjet brenda opozitës. Kjo i merr energjitë opozitare dhe e devijon tjetërkund.

Basha dhe deputetët e tij janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së dhe për mua kanë humbur kredibilitetin. Situatën e demokratëve e shoh me pesimizëm. Njerëzit i shoh të nënshtruar dhe të tërhequr për t’u ngritur në protesta.

Duhet të ndodhë diçka shumë e rëndë për të pasur protesta të vërteta.  Shqiptarët janë të mpirë në këtë moment. Opozita nuk është shumë e besueshme dhe e përçarë.

Situata sa i përket demokracisë është e rëndë dhe në rrezik. Rritja e pagave të gjyqtarëve do ndikojë për keq në drejtësi. Këtë regjim e mban në fuqi korruptimi i njerëzve dhe blerja e elitës. Nëse ka një punë që Rama mund ta bëjë me paturpësi është korruptimi i njerëzve intelektualë.

Rritja e pagave nuk do i motivojë që të punojnë më mirë. Ka korrupsion me para, por më i rëndësishmi është shitja te një pushtet. Qëndrimi i Bashës për të votuar këtë rritje është shenjë e kompromisit me Ramën”, u shpreh ai.

Share This Article