Votimi nga diaspora, Celibashi i përgjigjet Majkos: Pa statusin e emigrantit nuk mund të votohet në 25 prill

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një dalje për mediat është shprehur kundër propozimit të minsitrit të Diasporës, Pandeli Majko, i cili tha se emigrantët mund të votojnë edhe pa një adresë banimi.

Sipas Celibashit, asnjë emigrant nuk do të lejohet të votojë në zgjedhjet e 25 prillit nëse nuk ka statusin e emigrantit dhe adresën ku banon.

“Për të qenë votues në zgjedhjet e 25 prillit dhe më tej në zgjedhjet e radhës, pikësëpari duhet të jesh i identifikuar i qartë si emigrant, si një qytetar i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote por që e ke vendbanimin jashtë Republikës së Shqipërisë. Të jetë identifikuar qartë fakti që ju jeni banor psh i Romës në Itali dhe mbi këtë kusht duhet të shprehësh vullnetin dhe dëshirën për të votuar atje ku ke vendbanimin”, tha Celibashi.

Brenda 3 ditëve KQZ do të miratojë edhe mënyrën se si do të krijohet lista e zgjedhësve, pasi të marrë përgjigjen nga Gjendja Civile.

“Brenda këtij viti të kemi të qartësuar sesi do të jetë mënyra e krijimit të listës së këtyre zgjedhësve. Elementët e tjerë si do t’u dërgohet fleta e votimit, si ata do ta dërgojnë fletën e votimit këtu apo sesi do të votojnë, ne akoma nuk kemi qoftë dhe në mënyrë të përafërt një ide”, tha kreu i KQZ-së.

Share This Article