Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti/ “Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Asambleja Parlamentare i thotë po Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

Kështu tha kryeministri Albin Kurti, pas votimit në Asamblenë Parlamentare.

Ai theksoi se faza e radhës dhe e fundit është ministeriali në muajin maj.

“Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut”.

“Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve”, shkroi Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/pfbid0QyawsnpNjVi12BjMdvWQrsaEdFJ2q3XFPmBZHqSnBYKadyyapR3dNCVLdfB1E6PJl
Share This Article