Votimi përmes postës: Si plotësohet fletëvotimi?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës se ka filluar periudha e votimit përmes postës.

Periudha e votimit përmes postës

2 – 12 shkurt 2021

Si plotësohet fletëvotimi?

Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org te linku: “Votimi Përmes Postës” mund ta gjeni fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik.

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

  • Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.
  • Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës

Votimi Përmes Postës

Posta nr. 6, Kutia Postare 351

10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen!

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.

*Artikull i sponsorizuar

Share This Article