Me 412 vota pro, 136 kundër dhe 30 të përmbajtur, Parlamenti Evropian e ka votuar Rezolutën me të cilën u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së, në takimin e ardhshëm të sjellin vendim për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Rezoluta është dorëzuar nga 58 deputetë, të cilët kanë shprehur dëshpërimin e thellë nga mos dhënia e datës për fillim të bisedimeve paraqasëse, duke e pasur parasysh se të dy vendet kanë bërë përpjekje që të plotësojnë kërkesat evropiane.