Voton kandidati për kryeministër, Lulzim Basha! Numri një i Partisë Demokratike ka votuar në njësinë 8, ndërsa në momentin kur hodhi fletën e votimit tha vetëm: Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Jashtë KZAZ-së, krydemokrati u pyet nga gazetarët se si po shkonte procesi i votimit, por zgjodhi të mos përgjigjej duke bërë thirrje për votim masiv.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Është historike. Keim fuqinë për fëmijët tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita që të dilni dhe të votoni masivisht. Sot është dita e Shqipëria. Është dita e demokracisë. Jam i lumtur që votova në lagjen ku kam lindur dhe jam rritur. Dilni dhe votoni kjo është dita juaj. Faleminderit“, tha Basha.
Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.