Votues nga Diaspora në 70 vende të botës, sfida e madhe e KQZ-së në Shqipëri për votimin me postë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve në Shqipëri, deri në ora 11.00 të datës 15 janar 2025 kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në platformën e votuesve nga jashtë 15,905 votues nga diaspora.

Shpërndarja e votuesve nga jashtë përfshin të gjithë kontinentet, ku dominon Evropa dhe Amerika e Veriut.

Vendet me numrin më të lartë të aplikimeve janë Italia me 4773 aplikime, Greqia 3363, Gjermania 2552, SHBA 1572 dhe Mbretëria e Bashkuar me 1284 votues jashtë Shqipërisë që kanë shprehu interesin për t’u regjistruar.

Shpërndarja gjeografike e votuesve nga jashtë ne 70 vende të botës ku jetojnë shqiptarë tregon dhe një herë sfidën e madhe që ka KQZ për të realizuar procesin e dërgimit dhe kthimit të votës me postë brenda afateve të parashikuara.

Share This Article