Vrajolli: Modeli i mirë i shërbimit ushtarak do ta fuqizonte lidhjen me shtetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hartimi i një modeli të mirë për shërbimin e detyrueshëm ushtarak do të ndikonte në fuqizimin e lidhjes së qytetarëve me shtetin, ka thënë Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në një intervistën për “E diela me Koha Ditore”.

Vrajolli konsideron se rinia do të përfitonte në shumë aspekte prej rreshtimit në radhët e Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Shërbimi i detyrueshëm që është një nga pikat e programit të Qeverisë Kurti ka nxitur reagime, kryesisht pozitive, tek të rinjtë. Por në planin për shërbimin ushtarak Qeveria nuk ka dhënë hollësi se si do të zbatohet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prandaj eksperti i sigurisë, Vrajolli, ka hezituar të komentojë në lidhje me atë se sa realiste janë gjasat për krijimin e një shërbimi të tillë ushtarak.

Sipas tij, Kosova tani për tani nuk është e kërcënuar drejtpërdrejt nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por ai nuk e përjashton një mundësi të tillë në planin afatmesëm dhe afatgjatë. Ai mendon se Kosova duhet t’i zhvillojë gradualisht kapacitetet e saj mbrojtëse.

Share This Article