Vranë me thikë në zemër bashkatdhetarin e tyre në Itali, në pranga dy vëllezër shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat italiane kanë publikuar emrat e dy vëllezërve shqiptarë që janë arrestuar për vrasjen e të riut, Albert Deda, 24-vjeç, në Padova, ditën e diel.

Sipas policisë italian, të arrestuarit janë identifikuar si: Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç.

Sipas autoriteteve italiane, të rinjtë dyshohet se qëlluan me thikë në gjoks Dedën, duke e lënë të vdekur.

Pista e parë është për larje hesapesh, sipas mediave, por nga autoritetet nuk ka asnjë konfirmim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

Share This Article