Vrasës e grabitës falen nga Putini pasi u gjymtuan në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Putin ka falur 4 të burgosur, të cilët shkuan të luftojnë në Ukrainë, por mbetën atje të plagosur, duke humbur këmbët apo krahët.

Një prej tyre është 35-vjeçari Stanislav Bogdanov, i cili prej 10 vitesh ishte në burg pasi ishte dënuar me 23 vite për vrasjen e një gjyqtari. Ai pranoi t’u bashkohet mercenarëve të Wagner-it për të luftuar në vijën e parë të frontit në Ukrainë, por mbeti i plagosur atje duke humbur edhe njërën këmbë.

Së bashku me të u fal edhe Andrey Arteev, 35 vjeç, i cili ishte dënuar për grabitje. Po ashtu, u fal edhe Rustam Borovkov, 31 vjeç, i cili humbi krahun në luftë, ndërsa ishte dënuar më parë për rrëmbim.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, Rusia ka konfirmuar se 5 ushtarë janë vrarë në Ukrainë, të cilët ishin bashkuar së fundmi luftës pas thirrjes së Putinit.

Share This Article