Vrasësi serik masakron gratë e vajzat në Qipro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë nga Qipro ka rrëfyer vrasjen e 7 grave dhe vajzave. Kjo është konsideruar nga mediat lokale si vrasja e parë serike në ishull.

Dy trupa u gjetën në një minierë këtë muaj ndërsa një trup tjetër u gjet të enjten.

I dyshuari, një oficer 35-vjeçar i ushtrisë qipriote, raportohet se ka pranuar kryerjen e më shumë vrasjeve.

Policia po kërkon trupat e tjerë në bazë të informacioneve që i ka dhënë i vrasësi i dyshuar.

Mes viktimave është një grua nga India ose Nepali, një grua rumune dhe vajza e saj 8 vjeçare.

Gjithashtu është shpallur e humbur vajza 6-vjeçare e një prej viktimave.

Hetuesit gjetën trupin e gruas së tretë të enjten pasi i dyshuari i tregoi policisë vendin ku kishte hedhur trupin, pranë kryeqytetit të Nikozisë.

I dyshuari raportohet të jetë takuar viktimën, i cili u zhduk në dhjetor 2017, në një faqe interneti takimesh.

Tre viktimat e gjetura janë me prejardhje filipinase.

Emri i vrasësit nuk është bërë ende publik.

Share This Article