Vrasja e 30-vjeçares në Tiranë/ Shpallet në kërkim djali me të cilin viktima kishte marrë banesën me qira

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 30-vjeçares me shtetësi të huaj në Tiranë.

Ende nuk dihet identiteti i saj, ndërsa raportohet se është në kërkim personi me të cilin jetonte dhe kishte marrë banesën me qera prej më shumë se 10 ditësh.

Trupi i saj i pajetë është gjetur ditën e sotme rreth mesditës nga pronari i banesës, ku sipas raportimeve kishte plagë me thikë në bark dhe krahë. Pista e hetimit është vrasja nga partneri, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë.

Share This Article