Vrasja e 33 vjeçares britanike, polici dënohet me burgim të përjetshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjykatë britanike ka dënuar me burgim të përjetshëm oficerin e policisë që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau 33 vjeçaren Sara Everard. Wayne Couzens, 48 ​​vjeç, rrëmbeu Everard më 3 mars ndërsa ajo po kthehej për në shtëpi pas një festë me miqtë e saj.

“I pandehuri e kishte planifikuar prej shumë kohës se çfarë do të ndodhte dhe kur u takua me Sarah Everard gjithçka që mungonte ishte viktima,” tha avokati.

Ai e kishte mashtruar 33 vjeçaren duke e ndaluar për shkelje të rregullave anti-Covid. 

Më pas i vuri prangat dhe e arrestoi para se të largohej jashtë Londrës. Couzens më pas e dhunoi, e vrau dhe dogji trupin e Everard.

Mbetjet e Everard u gjetën në pyjet në Ashford, Kent, rreth 60 milje (gati 100 km) në juglindje të Londrës, një javë pasi ajo u zhduk.

Share This Article