Vrasja e 73-vjeçarit dhe plagosja e të birit, Policia e Shkodrës: Shkak, konflikti për shfrytëzimin e pyjeve

albnews
By
1 Min Read

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me hetimet e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në ditët e fundit. Në lidhje me vrasjen e Valter Fierzës, ngjarje e ndodhur më 22 shtator, bëhet me dije se është arrestuar një person dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Detajet janë treguar edhe në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 27 shtator, ku u vra me armë zjarri 73-vjeçari Zef Guri dhe u plagos rëndë djali i tij, Gjin Guri.

Sipas Policisë së Shkodrës, autori i ngjarjes është identifikuar si personi me inicialet Gj. G, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë kontrollet në zonat e thella të Dukagjinit për arrestimin e tij.

Motivet e kësaj ngjare dyshohen të jenë konfliktet e vazhdueshme për zaptimin dhe shfrytëzimit të hapësirave pyjore në zonë.

Ngjarja u regjistrua në rrugën Kir-Mali Shoshit, ku babë e bir po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, në momentin që janë qëlluar me armë zjarri. 73-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij mbeti i plagosur. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article