Vrasja e al-Bagdadit, favorizon rizgjedhjen e Trumpit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump festoi vdekjen e Abu Bakr al-Bagdadi, ndërsa deklaroi se do të ketë ngjarje të tjera të rëndësishme gjatë presidencës së tij.

Edhe demokratët e pranuan që një president që luftonte me një hetim për ”impeachment” dhe kritikë për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, mori një fitore shumë të nevojshme që mund ta ndihmojë atë në fushatën e ardhshme presidenciale në vitin 2020.

“Fatkeqësisht, është shumë pozitive për Trumpin, sepse e nxjerr në pah atë në një kohë kur profili i tij për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare ka qenë shumë i suksesshëm”, deklaroi Celinda Lake, një sondazhiste demokrate që jep këshilla për fushatën presidenciale të Joe Biden.

Megjithatë, një fitore për Trump nuk vjen kurrë pa komplikime.

Përshkrimi i Trump mbi detajet e vdekjes së al-Bagdadi, që sipas tij vdiq “duke ulëritur dhe duke qarë”, u minua të hënën kur një gjeneral i lartë tha gjatë një konference shtypi në Pentagon, se ai nuk mund t’i konfirmonte ato detaje dhe se nuk kishte dijeni se nga i kishte marrë Trump këto informacione./ATSH/

Share This Article