Vrasja e Charlie Kirk/ Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hetimet për vrasjen e konservatorit amerikan Charlie Kirk kanë hyrë në ditën e dytë, ndërsa FBI ka publikuar imazhet e një personi të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e tij.

31-vjeçari Kirk u qëllua për vdekje të mërkurën, gjatë një fjalimi në Utah. Një plumb e goditi në qafë. Pavarësisht ndërhyrjes së stafit dhe rojeve të sigurisë.

Autoritetet thanë se pas të shtënave u gjet një armë në pyll pranë universitetit, por autori ende nuk është identifikuar. Dy persona u ndaluan fillimisht, por më vonë u liruan pasi nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Sipas FBI-së në Salt Lake City, personi i dyshuar i kapur nga kamerat mban kapele, syze dielli dhe një bluzë të zezë me mëngë të gjata. Agjentët federalë kërkuan që kushdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë në numrin 1-800-CALL-FBI. 

Share This Article