Vrasja e deputetit mund të ketë lidhje me ekstremin e djathtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
KASSEL, GERMANY - JUNE 13: An honor guard stands at a portrait and the coffin of murdered German politician Walter Lübcke at his memorial service at St. Martin church on June 13, 2019 in Kassel, Germany. Lübcke was found dead, shot in the head at close range, on the terrace of his home on June 2. Investigators have ruled out suicide and are investigating the case as murder. Lübcke, a Christian Democrat (CDU), was outspoken in his pro-immigration views, and one possibility investigators are pursuing is a right-wing motive to the shooting. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Vrasja e një deputeti lokal, mbështetës i emigrantëve në Gjermani, për të cilin u arrestua këtë fundjavë një person i dyshuar, me shumë mundësi lidhet me ekstremin e djathtë, njoftoi sot prokuroria kombëtare anti-terroriste.

Në fazën aktuale të hetimeve, ne nisemi nga parimi që ka dyshime për veprime të ekstremit të djathtë, për të zbardhur arsyet e vrasjes që tronditi opinionin publik, deklaroi për median zëdhënësi i prokurorisë.

Prokuroria e përgjithshme e Karlsruhe, kompetente në fushën e terrorizmit dhe të krimit të organizuar, bazohet veçanërisht, për të provuar këtë tezë, mbi të kaluarën e të dyshuarit, një person rreth të 45-ve i afërt me lëvizjen neonaziste dhe tashmë i dënuar për akte dhune, më konkretisht kundër një  qendre migrantësh. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë, por për momentin nuk ka asnjë element që dëshmon se i dyshuari mund të ketë vepruar në kuadër të një grupimi të ekstremit të djathtë formuar për këtë qëllim. Marrë si referencë grupimin neo-nazist gjerman NSU, përgjegjës për vrasjen e disa emigrantëve në Gjermani që në fillim të viteve 2000./ATSH/

Share This Article