Vrasja e Eglantinës nga babai dhe vëllai, gjykata i dënon me 50 vite burgim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 50 vjet burg në total, nga 25 secili, babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci të akuzuar për vrasjen e bijës së tyre Eglantina Buci në 2012.

Vendimi u mor nga gjyqtari Arben Micko. Të njëjtin dënim kishte kërkuar edhe prokuroria.

Vrasja e Eglantina Bucit, dëshmia e motrës në gjykatë fundos të atin: Na rrihte me kabllo elektrik se hanin fëmijët karamele

Vrasja tragjike e Eglantinës nga babai dhe i vëllai ka ndodhur 10 vite më parë.

Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, vranë Eglantinën, pasi kjo e fundit kishte vendosur të jetonte me një djalë, për të cilin ata nuk jepnin aprovimin e tyre.

Faik Buci, urdhëroi djalin e tij të vriste vajzën. Shkëlzen Buci, me urdhër të babait ekzekutoi në malin e Dajtit dhe më pas e vrau, motrën e tij.

Vrasja e Eglantina Bucit, është kryer për çështje nderi.

Share This Article