Vrasja e gazetares Galizia, hetimi publik nxjerr përgjegjës shtetin e Maltës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një hetim publik për vrasjen e gazetares investigative, Daphne Caruana Galizia, nxori shtetin e Maltës përgjegjës për vdekjen e saj.

Raporti, i cituar nga mediat vendase, thotë se shtetit dështoi në njohjen e rreziqeve për jetën e reporteres dhe marrjen e masave të nevojshme për shmangien e tyre.

Galizia humbi jetën pas një sulmi në bombë në makinë, pranë shtëpisë së saj në tetor të 2017-ës. Një hetim për zbardhjen e autorëve çoi në dorëheqjen e kryeministrit Joseph Moscat në 2019-ën pasi ndihmësit e tij të afërt u implikuan.

Megjithatë ai mohon akuzat për korrupsion. Gazetarja e ndjerë ka zbuluar rrjetet e korrupsionit në Maltë dhe më gjerë. Ajo humbi jetën në moshën 53 vjeç dhe pati një eksperiencë të gjatë 30-vjeçare si gazetare.

Në muajin shkurt, një nga tre të akuzuarit për vrasje pranoi fajin dhe u dënua me 15 vite burg. Dy të tjerët ende nuk kanë dalë para gjyqit.

Share This Article