Vrasja e gazetarit grek, Von der Leyen: Vrasja e një gazetari, veprim mjeran prej frikacaku

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Vrasja e një reporteri është një veprim mjeran prej frikacaku, shkroi në Twitter presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në lidhje me vrasjen e gazetarit investigativ grek Giorgos Karaivaz në Athinë.

”Europa është në anën e lirisë dhe liria e shprehjes është gjëja më e shenjtë për të gjithë gazetarët, vetëm e vetëm që ata të jenë në gjendje të punojnë të sigurt”, shkroi von der Leyen.

Kujtojmë se gazetari Giorgos Karaivaz u vra dje jashtë shtëpisë së tij në Alimos, në bregdetin jugor të Atikës, pranë Athinës.

Dëshmitarët raportuan se dy burra me një motor, qëlluan me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar vdekjen.

Policia po kryen hetime dhe zona mbetet e rrethuar.

Share This Article