Nëna e autorit të krimit që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula është arrestuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit. Pas 3 orësh pyetje në komisariat Nors Man Lapaz pranoi se kishte ndihmuar djalin e saj 23-vjeçar që të pastronte shtëpinë dhe të fshinte gjurmët e gjithë atij gjaku.
Mediat italiane bëjnë me dije se nëna e Mark Antony Samson ka rrëfyer se kishte luajtur një rol aktiv pas krimit pasi. Ajo ndodhej në shtëpi kur djali i saj e qëlloi 3 herë me thikë shqiptaren me të cilën kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.
Në urdhrin e arrestimit gjyqtari thekson se Samsoni veproi ftohtë dhe pa ndjeshmëri duke sulmuar brutalisht vajzën, e cila kishte besim tek ai.
Që nga fillimi i hetimeve, hetuesit kanë pasur dyshime të forta për rolin e nënës së Samsonit. Përveç të dhënave faktike, si qelizat telefonike të gruas që e vendosin atë në zonën e shtëpisë në Homs, ku ndodhi krimi, logjika i shtyu hetuesit të besonin se Samsoni nuk kishte bërë gjithçka i vetëm, siç pretendoi djali gjatë marrjes në pyetje.
23-vjeçari shpjegoi se kishte bërë gjithçka për pak më shumë se tre orë. Sulmoi Ilarian rreth orës 11:00 të mëngjesit pasi lexoi një mesazh në celularin e saj nga një djalë tjetër. Ai e ka goditur me thikë kuzhine në qafë, duke i shkaktuar një goditje të fortë hemorragjike.
Samson dyshohet se ka tërhequr zvarrë valixhen me trupin e 22-vjeçarit në makinë rreth orës 14:00 dhe më pas ka arritur në zonën e Polit ku e ka hedhur. Nën hetim ndodhet edhe babai i djalit, i cili nuk ka qenë në shtëpi në momentin kur ndodhi krimi.
Avokati mbrojtës, në emër të familjes ka kërkuar falje për ngjarjen tragjike, kur humbi jetën studentja shqiptare.