ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 27 minutes ago
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës 31 minutes ago
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh 36 minutes ago
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa? 37 minutes ago
ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç 42 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e autorit dënohet me dy vite burg, prindërit e studentes shqiptare: 5 minuta gjyq, nuk është drejtësi!

albnews by albnews
1 December, 2025
in Albania
0
Vrasja e Ilaria Sulës/ Nëna e autorit dënohet me dy vite burg, prindërit e studentes shqiptare: 5 minuta gjyq, nuk është drejtësi!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij, Ilaria Sula, më 26 mars, është dënuar me dy vjet burg për fshehjen e kufomës. Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor. Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit, ku babai i Ilarias, Flamur Sula, e quajti marrëveshjen të padrejtë.

“Për ne, kjo nuk është drejtësi. Ne u shkatërruam pasi pamë një gjyq që zgjati pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… për ne, kjo nuk është drejtësi,” tha për ANSA-n Flamur Sula, babai i Ilarisë. 

RelatedPosts

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç

4 kandidatë për kreun e SPAK, Berisha: Mbështes këdo që zbaton ligjin, besimi im politik është Kushtetuta

Roli i nënës në fshehjen e trupit të Ilarias 

Sipas hetimit, vrasja ndodhi në apartamentin në Via Homs, në lagjen Africano të Romës. Mark Samson dyshohet se e sulmoi Ilaria Sulën, duke e goditur me thikë në qafë të paktën tre herë, duke i shkaktuar shok hemorragjik fatal. Pasi e vrau, ai e mbështolli trupin e saj në një qese dhe më pas e vendosi në një valixhe, të cilën e çoi me makinë në një zonë të pyllëzuar në Poli, ku valixhja u braktis.

Që në fillim, hetuesit dyshuan se djali nuk kishte vepruar vetëm. Të dhënat e telefonit celular të nënës së tij e vendosnin atë në shtëpi gjatë orëve kritike dhe logjika sugjeronte se ata mund të kishin ndihmuar pas krimit. Më pas gjatë marrjes në pyetje, Nosr Manlapaz, nëna e djalit, pranoi përfshirjen e saj.

“E ndihmova të pastronte shtëpinë, të hiqte gjithë atë gjak,” deklaroi e ëma e autorit. 

Gruaja e përshkroi djalin e saj si të frikësuar dhe momenti kur pa Ilarinë të shtrirë përtokë, një imazh që e shtyu të ndërhynte për të pastruar gjurmët dhe për të ndihmuar djalin e saj të fshihte trupin. Sipas hetuesve, roli i nënës ishte vendimtar në mbulimin e ngjarjes, ajo ndihmoi në pastrimin e apartamentit dhe në eliminimin e provave kompromentuese.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë e ka zgjidhur pozicionin e saj, por për familjen e Ilarias, mbetet një çështje e pazgjidhur, ndërsa hetimi kryesor tani kalon në gjyqin që do të përcaktojë përgjegjësinë e plotë të Mark Samsonit.

Si u vra Ilaria Sula

Ilaria Sula, rezultonte e zhdukur që prej datës 25 Mars në Romë. Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, 23-vjeçarin filipinas, por më pas ngjarjet morën një kthesë dramatike. Trupi i studentes shqiptare u gjet brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli.
Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin Filipinas.

Sipas raportimeve ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë. Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira që ndan me tre shoqe të tjera, por nuk ishte kthyer më. Mbrëmjen e 25 Marsit shkëmbeu mesazhe në ëhatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat të shqetësuara se ajo nuk ishte kthyer, i kishin shkruar.

Më pas çdo kontakt ishte shkëputur. Ka dyshime se 23-vjeçari Filipinas ka përdorur telefonin e viktimës pas vrasjes së saj për të shkëmbyer mesazhe si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale. Sipas medias italiane, ai e ka vrarë Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka futur në një valixhe. Ka qenë edhe analiza e tabulateve të telefonit dhe qelive që inkriminuan të dashurin e viktimës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 December, 2025
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

1 December, 2025
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

1 December, 2025
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result